Fiset e Shqipërisë ose fiset shqiptare janë fise historike në Shqipëri dhe në Ballkanin Jugperëndimor të karakterizuara nga një kulturë e përbashkët, shpesh prejardhja e përbashkët dhe lidhjet shoqërore të përbashkëta. Shumica e tyre mbronin territorin dhe interesat e tyre kundër fiseve të tjera dhe forcave të jashtme.[1]
Shoqëria fisnore shqiptare u kristalizua qartë në malet e Shqipërisë së Veriut dhe zonave ngjitur me Malin e Zi, dhe gjithashtu ishte e pranishme në një sistem fisnor më pak të zhvilluar në Shqipërinë e Jugut.[2] Një nga elementët më të veçantë të strukturës fisnore shqiptare është varësia e saj nga doket kanunore.[3]
E trashëguar nga struktura e lashtë shoqërore ilire[4][5] duke lulëzuar deri në vitet e parë të shekullit XX, shoqëria fisnore shqiptare mbeti kryesisht e paprekur deri në ngritjen në pushteti të regjimit komunist në 1944, dhe konsiderohet si shembulli i vetëm i një sistem shoqëror fisnor që mbijetoi në Evropë deri në mesin e shekullit XX.[2]